Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Brendshëm ukrainas, ka bërë një krahasim interesant në Twitter, mes vizitës së Vladimir Putinit në Mariupolin e pushtuar me atë të Adolf Hitlerit.
“Edhe një diktator tjetër vizitoi Mariupolin. E dimë historinë e tij sesi ka përfunduar. Shumë historianë pohojnë se këtu Hitleri e kuptoi për herë të parë se lufta ishte humbur”, shtoi Gerashchenko.
Kujtojmë që presidenti rus Vladimir Putin pa kurrfarë paralajmërimit vizitoi sot Mariupolin, dhe ishte udhëtimi i parë i kreut të Kremlinit në territorin e Ukrainës që nga fillimi i luftës – përkatësisht në rajonin e Donetskut që kontrollohet nga rusët.
Vizita pasoi pasi që Putin udhëtoi mbrëmë në Krimenë e aneksuar për të shënuar 9-vjetorin e aneksimit, dhe vetëm dy ditë pasi që Gjykata Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arrest për Vladimir Putinin.
Shumë ekspertë perëndimorë po e shohin vizitën e Putinit në Ukrainë si një spektakël të dështuar, ku ishte shfaqur para disa qytetarëve që pretendohet se janë marrë nga Rusia dhe shtireshin kinse qytetar të Ukrainës dhe kinse e “falënderonin”.
Another dictator also visited Mariupol once. We know how his story ended.
?: Hitler visiting Army Group South HQ at Mariupol, Ukraine in December 1941.
"Many historians and contemporaries claim that it was here that Hitler first realized the war was lost" – WarHistoryOnline pic.twitter.com/jcWUjyxLzG
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) March 19, 2023