Raporti i DASH, ku ngrihej si problem dhe shembja e Prestige Resort, është bërë sot objekt debati në Komisionin e Sigurisë, ndërsa e pranishme ishte dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ishte pikërisht deputeti i PD-së, Ervin Salianji ai që sugjeroi që pjesë e rendit të ditës të ishte raporti i DASH që evidenton disa problematika të kësaj maxhorance. Ai tha se qeveria vendos tritol te Prestige, siç thoshte raporti i DASH për t’i mbyllur zërin medias.

Salianji: Ne i japim përparësi dhe votojmë, i japim rëndësinë e duhur çdo marrëveshje që vjen nga SHBA. Edhe në këtë komision, raporti i djeshëm i DASH e nxinte dhe sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes. Mungesa e mediave të pavarura, korrupsioni në drejtësi, ishin problem kryesor në Shqipëri gjatë vitit ë kaluar. Të gjitha degët e qeverisjes, janë të korruptuara, të kalbëzuara, dhe s’ka pavarësi të institucioneve. Jemi në kushtet kur nuk ka shtet normal. Jemi në autokraci. Ku ka për fuqi më shumëkombëshe se SHBA? Po lexoj raportin e DASH. Janë lider SHBA dhe ne duhet t’i japim zë raportit. Mendoj se duhet ta kishit lexuar…

Naço: Po hajde tani…
Salianji: Korrupsioni endemik ka bërë që sot mos të kemi shtet, por një autokrat. Pse shqetësoheni nga kjo?
Naço: Unë shqetësohem për rendin e ditës.
Salianji: S’ka gjyqësor, s’ka asnjë element tjetër. Ku ka rend dite më i mirë se ky? Del raporti i DASH dhe për ça rend dite tjetër do flasim?! Do merremi me procesverbalet ne? Ne na takon që t’i japim zë këtij raporti. Ju e përdorni siç përdorni komisionin këtu për të mbyllur zërin, vendosni tritol atje siç thoshte raporti i DASH për t’i mbyllur zërin medias (Te Prestige Resort), kërcënoni me gjyqësor ata që keni kundërshtarë politikë. Për Fushë-Krujën kemi 8 muaj që e thërrasim ministrin dhe drejtorin e Policisë në Komision dhe nuk vjen, që të flasim për çështjen e kriminalitet. Por s’vijnë se kanë frikë. Edhe kjo që thatë ju certifikon atë që thotë DASH; s’ka institucione të pavarura. S’ka gjyqësor, media të pavarura dhe pushtet të pavarur s’ka. Ju s’tronditeni nga gjë, se keni një kolonë të fortë.
Naço: Me fjalën tënde i ke ngritur të gjitha zemrat peshë…

Salianji: Përfaqësuesja e ministrisë vjen dhe qesh këtu sikur ka ardhur në plazh. Në vend që të jeni serioz bëni nga këto insinuata këtu. S’e merrni dot fjalën dhe s’bëni dot zhurmuesin.
Naço: Një sekondë, se të kam ndërprerë fjalën.
Salianji: Këtë po themi ne, s’ka fjalë të lirë. Pse shqetësoheni nga DASH? A mund të bashkoheni ju me këtë shqetësim? A ka mundësi që të diskutojmë për këtë raport?!
Naço: Po të lexoj rregulloren.
Salianji: Degët e qeverisë janë të korruptuara. Ça doni më ju përveç raportit të DASH?! Kemi kaq kohë që kërkojmë që të vijë ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë për të diskutuar për çështjen e kriminalitetit në e vend. S’ka asnjë përgjigje për këtë kërkesë. Nuk është dhënë asnjë informacion mbi ato kamerat si Big Brother në gjithë vendin. Ekzekutivi është i detyruar që të japë shpjegime.
Naço: Faleminderit!
Salianji: Po ça faleminderit?! Vetëm Rama ju trondit juve. S’ju trondit raporti i DASH.
Naço: Aman se DASH ka thënë edhe gjëra më të rënda.
Salianji: I ka ikur zëri se s’ka institucione. Si jep dot zë padrejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb