Gjykata Themelore në Prishtinë e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për rastin e Agim Ademit. I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës do të dërgohet në arrest shtëpiak për 30 ditë.
Ademi për shkak të disa problemeve shëndetësore është dërguar dje në spital për të kryer teste dhe ekzaminime mjekësore.
Agim Ademi u arrestua dje nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga Tatimi”.
Gjykata themelore ka treguar edhe ccfarë do ndodhë, nëse nuk respektohet arresti shtëpiak.
“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së Arrestit Shtëpiak për të pandehurin A.M e ka aprovuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e Arrestit Shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Në rast të mosrespektimit të kësaj mase, të pandehurit A.A do t’i zëvendësohet kjo masë me masën e paraburgimit”, thuhej ndër tjera në komunikatë.
(BalkanWeb)