Mes ekipeve që priten të ndryshojnë trajner në fund të këtij sezoni, pa diskutim pankina më e nxehtë është ajo e PSG. Christophe Galtier është thuajse i shkarkuar, ndërsa mediat analizojnë se kush mund të jetë pasuesi i tij në krye të ekipit francez.
Il Messaggero shkruan se mes kandidatëve potencial është Jose Mourinho. Trajneri i Romës nuk pritet të qëndrojë më gjatë në kryeqytet në një kohë kur për të interesohen klube të mëdha.
Mourinho shihet në Paris si profili ideal për të marrë drejtimin e PSG. “Speciali” ka një raport shumë të mirë me Campos, drejtorin sportiv të klubit, gjithashtu ka një eksperiencë shumë të madhe në Champions League, në ndeshjet me eliminim direkt. I vetmi detaj që nuk shkon në favor të Mourinho-s është loja e tij mbrojtëse.
Gjithnjë sipas mediave italiane, kandidat për të marrë drejtimin e PSG është edhe Roberto Mancini.
(BalkanWeb)