Për herë të parë në historinë e saj Skocia me një popullsi shumicë të Krishterë do të drejtohet nga një pakistanez që vjen nga një familje myslimane.
Nacionalistët skocezë zgjodhën Humza Yousaf si udhëheqësin e ardhshëm të vendit të hënën pas një gare të forte që nxori në pah ndarjet e thella brenda partinë e tij.
37-vjeçari do të pasojë Nicola Sturgeon si kreun e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) në pushtet dhe me një votim në parlamentin skocez, do të marrë përsipër të drejtojë qeverinë gjysmë-autonome.
Duke përcaktuar qëllimet e tij, Yousaf tha se do të përqendrohej në trajtimin e krizës së kostos së jetesës dhe do të bënte një tjetër përpjekje për pavarësi nga Britania e Madhe. Yousaf merr përsipër një parti me një objektiv kryesor për t’i dhënë fund bashkimit tre shekullor të Skocisë me Anglinë.
Yousaf vuri në dukje prejardhjen e tij – i lindur në Glasgow, me baba nga Pakistani dhe nënën nga Kenia – dhe i konsideron si shembuj të Skocisë gjithëpërfshirëse, liberale dhe multietnike. A do të mundet një pakistanez si Humza Yousaf ta largojë Skocinë nga Britania e Madhe e cila aktualisht drejtohet nga një Indian si Rishi Sunak?
Një zhvillim i tillë edhe mund të bëhet realitet nëse Yousaf i cili u zgjodh si kreu i Partisë Kombëtare Skoceze në pushtet merr mbështetje në parlamentin skocez për të formuar qeverinë gjysmë autonome dhe më pas mund ta çojë vendin drejt një referendumi të dytë.
Një referendum për pavarësinë u mbajt për herë të parë më 18 shtator 2014, ku 55 përqind votuan kundër ndarjes nga Anglia. Një komentues ne Twitter shkruante “Nuk mund të mos më duket qesharake që dy persona me prejardhje etnike indiane dhe pakistaneze mund të përfundojë duke negociuar ndarjen e Britanisë së Madhe.”