Bayern Munchen humbet shërbimet e Mathys Tel. Sulmuesi 17-vjeçar është dëmtuar gjatë impenjimit me Francën U19 dhe nuk dihet sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave.
Tel shihet si një nga futbollistët më me prespektivë. Ai u ble nga Rennes në verë për shifrën e 20 milionë eurove. Lojtari ka luajtur deri më tani 21 ndeshje, ku ka shënuar 5 gola. Trajneri i ri i Bayern Munchen, Tomas Tuchel e vlerëson shumë atë dhe me siguri do t’i japë minutat e nevojshme për të treguar veten.
(BalkanWeb)