Nëse deri pak javë më parë, lidhja e tyre ishte sekret, tashmë i gjithë publiku është “sy e vesh” për të parë sesi Keisi dhe Lorenci po afrohen sërish, pak muaj pas ndarjes.
Ndonëse të dy u shprehën se gjithçka kishte përfunduar, mes dyshes kanë nisur edhe shkëndijat e para. Së fundmi, Keisi i ka thënë Lorencit dhe Nitës se sekreti që ajo kishte treguar në dhomën e rrëfimit ishte se ka qenë e dashuruar me një banor të “Big Brother VIP”.
Teksa qëndronin në kuzhinë, modelja la të nënkuptohej se personi në fjalë ishte këngëtari, pasi u shpreh se ishte personi që kishte përballë në bisedën që po zhvillonte me të.
Më pas, Lorenci u afrua drejt saj duke i dhënë një përqafim. Por, teksa historia e tyre po ndizet sërish, një histori tjetër duket se po përfundon për Lorencin. Këngëtari i njohur duket se ka lënë një raport jashtë shtëpisë së “Big Brother”.
Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, artisti prej disa muajsh është në një lidhje. Mes tij dhe vajzës në fjalë ka pasur një marrëdhënie intensive dhe e njohur për miqtë dhe të afërmit e tyre. Për këtë histori është në dijeni edhe vetë Keisi.
Gjatë një shëtitjeje në oborrin e shtëpisë Keisi dhe Lorenci po diskutonin mbi vëmendjen që historia e tyre ka marrë gjatë këtyre ditëve. Lorenci është shprehur se nëse do ta dinte se historia e tyre do të kishte kaq vëmendje, atëherë nuk do ta tregonte fare. Biseda e tyre ka vazhduar më pas duke folur me nënkuptime dhe duke lënë të kuptohet se ende mund të ketë gjëra që publiku nuk ka dijeni.
Kjo pasi Keisi i tha Lorencit: “Çfarë do t’i thuash asaj që ke jashtë”, duke konfirmuar kështu se edhe ajo vetë e dinte këtë histori. Nga ana tjetër, Lorenci ka zgjedhur mos të përgjigjet. Me afërsinë e tij me Keisin, ky raport i mbetur jashtë, me gjasa do të shkojë drejt përfundimit.
Deri më tani, vajza në krah të këngëtarit, jashtë ka zgjedhur të vijojë të jetë në heshtje, duke mos zbuluar identitetin e saj, por është e kotë të themi se në këtë situatë të krijuar brenda shtëpisë, tashmë marrëdhënia e tyre është në pikëpyetje.
Në spektaklin e të shtunës, Lorenc Hasrama konfirmoi lidhjen që kishte pasur jashtë shtëpisë me banoren tjetër, Kejsi Medinin. Por, të dy banorët u deklaruan që tashmë gjërat mes tyre në aspektin dashuror ishin mbyllur 100 për qind. Luizi e pyeti Keisin nëse ka akoma diçka mes saj dhe Lorencit dhe kjo e fundit u përgjigj se jo.
Sipas saj, nëse do e kishte ende të hapur marrëdhënien me Lorencin, nuk do krijonte diçka me Kristin brenda shtëpisë. Ajo madje i tha Luizit se Lorenci nuk e ka bërë deklaratën për vëmendje, por thjesht për të mos u dukur në sy të publikut, sikur ai po jepte informacione nga jashtë. Keisi shtoi se ka shumë besim te Lorenci, pavarësisht se deklarata e tij mori ato përmasa.
Pas spektaklit të së shtunës, Kejsi ka shpërthyer në lot dhe ka qenë Luizi ai që i ka qëndruar pranë, duke i thënë se e ka si motrën e tij e do ta mbrojë, gjithashtu e ka pyetur pse nuk i ka treguar pasi ai mund ta ndihmonte. Kejsi ka mohuar lidhjen me Lorencin duke thënë se nuk ka qenë e lidhur me të, dhe se nuk e ka pritur që ai të tregojë. Pas kësaj, ajo pati një sqarim dhe me Lorencin.
“Për Zotin nuk kam ditur si ta them, nuk dua të justifikohem, por jam shprehur vetëm nga ajo pjesa e ngacmimeve që kemi pasur. Nuk doja që të penalizoheshe ti apo unë, të thoshin që po të jap informacione”, u shpreh këngëtari.
Nga ana tjetër, Keisi u shpreh se në disa raste e kishte paralajmëruar të kishte kujdes në ato çfarë bënte.
“Nuk ka pasur asnjë lloj mesazhi. Po sa herë jam munduar të të them kujdes! Duke qenë se ne kemi konfidenca, njerëzit nuk e kuptojnë. Disa gjëra mendohen para se të fliten. Pse të kam kthyer përgjigje ‘po Lori po’, që të mos flasësh më pra, nuk ke pse”.
Megjithatë, dyshja kanë diskutuar prapë për deklaratën që kanë dhënë në “prime”.
Keisi i tha Lorencit se nëse ata të dy do qëndrojnë për disa kohë në shtëpi, atëherë ai ka mundësi të rregullojë gabimin e tij. Lorenci tha se ai nuk ka vrarë njeri që të quhet si gabim dhe as gënjeu ndokënd.
Ai shtoi se tha diçka të vërtetë, ndërsa shtoi se kishte të drejtë të ishte edhe xheloz. E pyetur nga Keisi nëse është ndjerë xheloz për të dhe Kristin, Lorenci tha se në fillim përpara se të futej në shtëpi po, por tani që hyri nuk ndihet i tillë.
Ai shtoi se kur hyri, Keisi dhe Kristi e kishin “prishur” marrëdhënien e tyre, prandaj nuk ishte më xheloz.
E pyetur nga Olta nëse ajo mund të krijojë sërish diçka me Lorencin brenda në shtëpi, Keisi nuk tha as po, por as jo. Ajo tha se nuk e di se çfarë mund të ndodhë, duke lënë të kuptohet që edhe mund të krijohet diçka.
Megjithatë, situata mes tyre ka ndryshuar shumë, teksa tashmë të dy po flasin për dashuri. Dhe kështu formohet një tjetër trinom dashurie brenda “Big Brother”, ku edhe në këtë rast, një partnere mbetet jashtë, duke parë nga afër situatën e krijuar në shtëpi.