Prej me shumë së një muaj nuk e shikon fëmijën 4 vjeç pasi është akuzuar nga ish-bashkëshorti për agresivitet dhe është denoncuar. Ajo sot është jashtë kufijve te Shqipërisë dhe larg vajzës 4 vjeçe.
Nëna e saj kërkon që të komunikojë me ish-dhëndrin pasi ky i fundit me djallëzi dhe forcë i ka marrë mbesën.
E vetme dhe pa asnjë shprese vajza e Asijës ndodhet në një qendër sociale duke vuajtur mungesën e të bijës. Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti në “News24” , gruaja apeloi për ndihmë, ndërsa i bëri thirrje ish-dhëndrit që t’i kthejë vajzën nënës së saj.
Mësohet se martesa e tyre ishte bërë me mblesëri, ndërsa shkes ishte një i afërm i familjes. Pas 5 vitesh martesë, çifti u nda pasi burri dhunonte gruan.
(BalkanWeb)