SHKODER
Rikard Ljarja, një prej aktorëve më të mëdhenj shqiptar në tre vjetorin e ndarjes nga jeta u rijetësua në një dokumentar me regji të mikut të tij Mevlan Shanaj.
Dokumentari “Rikard” u shfaq në kinema “Millenium” në Shkodër mes miqve të shumtë duke sjellë mes të tjerave edhe disa rrëfime të vetë aktorit të madh.
Regjisori Mevlan Shanaj e quante ndjerin Rikard Ljarja aktorin më të madh të filmit shqiptar.
Bashkëshortja e Ljarjes, aktorja Marjeta Ljarja tha se përjetoi një emocion më të madh me shfaqjen e dokumentarin në Shkodër, qytetin e lindjes të Rikardit
Rikard Ljarja lindi më 1 prill të vitit 1943 ndërsa u nda nga jeta më 20 prill të 2020-ës kur ishte 77 vjeç.