Carlo Ancelotti është pa diskutim një legjendë, për më tepër në Madrid, ku vijon të shijojë suksese të mëdha. Përballë Chelsea-t, Don Carlo arriti fitoren e 35 në 47 ndeshje në Champions duke u shndërruar në trajnerin me më shumë fitore në historinë e Realit Madrid në këtë kompeticion.
Pavarësisht se e ardhmja e tij është e paqartë, këto fitore, mbi të gjitha në Champions, përforcojnë pozitat e tij, në këto kushte është thuajse e pamundur që Perez të mos e lejojë të vijojë kontratën që i përfundon në 2024.
![Cardlo](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2023/04/cardlo-249x350.jpg)
Për fatin e mirë, Ancelotti, në këtë aventurë të tij në Madrid, ka pasur në dispozicion një “bomber” si Karim Benzema. Sulmuesi francez është i papërmbajtshëm në ndeshjen me eliminim direkt.
![Karim](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2023/04/karim-280x350.png)
Në nëntë sfidat e fundit, pa përfshirë ndeshjet në fazën e grupeve, Benzema ka shënuar 14 gola, shifra të jashtëzakonshme.
(BalkanWeb)