Ngjan me një mision të pamundur përmbysja e Benficës ndaj Interit, në Champions League. Në Portugali, në ndeshjen e parë çerekfinale fituan zikaltërit 0-2. Para sfidës së kthimit në Milano, ka folur për mediat Presidenti i klubit nga Lisbona, Rui Costa.

“Po e nisim me rezultat negativ, i pari pas 13 ndeshjeve të Ligës së Kampionëve në të cilat arritëm 10 fitore dhe dy barazime, diçka e pa menduar më parë për klubin. Është një rezultat që rezulton jo i drejtë duke pasur parasysh atë që ndodhi në fushë, por ne duhet të luftojmë deri në sekondën e fundit dhe këtë do të bëjmë. Jam plotësisht i vetëdijshëm se skuadra do ta bëjë këtë”.

Ndeshja më e rëndësishme e sezonit?

“Për Benfikën, çdo ndeshje është më e rëndësishmja. Tani për tani është më e rëndësishmja, sepse është ajo që do të na lejonte të ecnim përpara në kompeticion. Ne nuk do të hedhim poshtë sezonin dhe do të luftojmë deri në sekondën e fundit” – Tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: