“Procesi ndaj meje për vrasjen Gentian e Nezir Beqirit në gusht të 2012, është montuar nga Prokuroria e Elbasanit”, mësohet të ketë thënë Ardian Çapja para GJKKO.

Gazetarja Klodiana Lala tha për BalkanWeb se Ardian Çapja akuzon Prokurorinë se nuk po zbardh masakrën e 3 shkurtit 2016 sepse sipas tij është përfshirë politika.

“Është provuar se 3 autorë janë përfshirë në masakrën ndaj familjes time. Në këtë ngjarje është përfshirë edhe politika. Pikërisht ata që donin të mbanin pushtetin dhe të siguronin vota”, tha Çapja.

I pandehuri gjithashtu tha se edhe avokati i ndjerë Ravik Gurra ka kërkuar informacion pranë Prokurorisë dhe iu ka çuar materiale për zbardhjen e krimit.

“Ka dyshime se ai është vrarë për shkak të informacioneve që dispononte” tha Çapja.

Ai dorëzoi në gjykatë një material prej 30 faqesh ku kundërshton akuzat dhe dëshmitë e  bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Sipas Çapjas atë e ka instruktuar nga Prokuroria e Elbasanit me qëllim që të lidhjen emrin e tij me këtë ngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: