Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me zgjedhjet e 14 majit dhe mënyrën se si subjektet politike po bëjnë fushatë.
Drejtori i News24, Robert Rakipllari, duke komentuar mënyrën se si kryeministri Edi Rama i drejtohet kundërshtarëve të tij politikë, referuar ish- kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PL Ilir Meta, u shpreh se kreu i qeverisë po merret me ta pasi i ka dobësuar.
Rakipllari i quajti Metën dhe Berishën pikën e dobët të opozitës në këto zgjedhje, ndërsa kandidatët e dalë nga Primaret, i vlerësoi si pikë e fortë e saj.
Ndërkohë, përfaqësuesi i Partisë Socialiste Ervin Bushati, u shpreh se fushata u vonua shumë e për pasojë janë qytetarët ata që humbën mundësinë e një debati mes kandidatësh, çka do të shpaloste më qartë programin e secilit.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Bushati: Demokratët janë në të drejtën e tyre të besojnë narkozën e Berishës se do i sjellë një ditë në pushtet. ne nuk e zgjedhim kundërshtarët. Nëse këto janë kundërshtarët më të shumtë, politikisht këto do adresojë kryeministri e do tregojë se atij i ka humbur vula që të kuptojnë se nuk kanë asnjë të ardhme me të. Ka që nuk duan ta besojnë. Nuk ia hapim dot sytë ndoshta. Mendoj që fushata u vonua shumë dhe është një shans i munguar që qytetarët nuk dëgjuan dot programet e debatet. Mendoj që do përfitonin qytetarët nga debatet. Kjo mendoj do duhej të ndodhte në çdo qytet.
Rakipllari: Ka dy momente, e para që Rama bën fushatë me batuta, duke ironizuar Metën e Berishën, dy kundërshtarë që i quan të konsumuar. Ka zgjedhur një fushatë që mendon se e avantazhon.
Nga ana tjetër çfarë ka bërë deri tani Rama? Sepse Berisha, faktori kryesor opozitar, nuk ka të drejtë të ketë komisionerë, janë sjellë si regjim, kanë marrë masa që t’i hiqen, është emëruar një opozitë tjetër që nuk është opozitë. Kjo bëhet nga Rama. Për faktin që këto janë kundërshtarë që i ka mundur edhe herë tjetër. por në ndryshim nga PS opozita ka kandidatë të dalë nga Primaret dhe shumica e tyre po bëjnë fushatë dhe qytetarët po i njohin për profilin e tyre qytetar dhe politik.
Pika e fortë e opozitës këto zgjedhje janë kandidatët, ndërsa pika e dobët është Meta e Berisha, Rama po merret me ta sot pasi i ka dobësuar.
Bushati: Berisha politikisht nuk ekziston
Rakipllari: Sepse e hoqe ti
Bushati: E hoqi Basha
Rakipllari: E hoqi Rama