Pikërisht një vit pas fejesës së tyre, Sofia Richie dhe partneri i saj prej 2 vitesh, Elliott Grange, u martuan të premten, më 21 prill.

Vajza e këngëtarit legjendar, Lionel Richie, vendosi të martohet në moshën 24-vjeçare në një ceremoni ultraluksoze në rivierën franceze.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e para nga dasma e modeles, ku fotot më të njohura janë të momentit kur Lionel Richie shoqëron nusen e tij te dhëndri.

Me një smoking të zi, muzikanti mban për dore Sofia Richie dhe ata zbresin shkallët së bashku. Në të njëjtën kohë, një video e Richie e veshur me fustanin e saj të nusërisë Chanel u publikua në Twitter.

Sipas raportimeve të huaja, 24-vjeçarja kishte gjithsej tre fustane nga shtëpia e famshme e modës për fundjavën e saj të dasmës, përfshirë edhe atë që kishte veshur në darkën e provave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb