Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u shpreh se kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë çdo ditë pranë qytetarëve, duke u njohur me problematikat e tyre.
Meta shprehet se janë të hapur e transparentë, ndryshe nga kandidatët e PS që sipas tij nuk kanë guxim të dalin hapur dhe të prezantojnë programet e tyre.
STATUSI:
Ne jemi tërë ditën në terren me qytetarët. Kandidatët tanë janë tërë ditën në terren me qytetarët, ndërsa ata çfarë bëjnë?
Ata takojnë Policinë Bashkiake paradite me uniformë dhe pasdite takojnë Policinë Bashkiake pa uniformë.
Ata flasin me veten, ne flasim me qytetarët. Kandidatët tanë janë të hapur, janë transparentë, këta i lënë karriget bosh të kandidatëve të tyre nëpër studio, sepse nuk kanë se çfarë të thonë përpara qytetarëve.
Bashkë Fitojmë!