Paraqitja e parë e Meghan Markle që kur njoftoi se nuk do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles ka ndezur debate në mediat sociale, me disa që pretendojnë se pamja e saj e re ka disa ngjashmëri me atë të Princeshës Kate Middleton dhe se kjo nuk është rastësi!

Markle u shfaq përmes një lidhjeje video në TED Talk të mikut të saj fotografi Misan Harriman fundjavën e kaluar dhe, si zakonisht, mediat sociale u ndezën nga komentet për pamjen e saj, me kritikuesit e saj që “ndesheshin” me mbështetësit e saj.

Ndryshimi më i dukshëm në look-un e ri të gruas së Harry-t është padyshim modeli i ri i flokëve. Flokët e saj të drejtë me shkëlqim u kujtuan shumë njerëzve princeshën e Uellsit, por disa besojnë se ngjashmëritë nuk kufizohen vetëm tek…flokët.

“Meghan Markle dëshiron të jetë Kate Middleton”, thuhet në një koment në Twitter, duke lënë të kuptohet se Dukesha e Sussex ka kaluar nëpër ndryshime drastike. “Lifting fytyre, mbushje buzësh, heqje dhjami në faqe, botox, dhëmbë më delikate dhe implante nofullash” ishte një tjetër… që komentonte.

Një koment thekson se Markle, 41 vjeçe, madje ndryshoi ngjyrën e syve për të imituar të Kate. “O zot, Meghan Markle, e cila është xheloze dhe e fiksuar pas Princeshës së Uellsit, ‘vdes’ për t’u dukur si Kate”. “Ajo duket sikur po përpiqet të kopjojë Kate. Nuk do t’ia dalë”, shkruhet në një tjetër postim.

Këto reagime zemëruan shumë mbështetës të Meghan Markle, të cilët konsideruan … skenarë fantashkencë të shkruar nga kritikët e saj. “Megan nuk ka bërë operacione plastike. Ky imazh është rezultat i ndriçimit, këndit të shkrepjes dhe konturimit. Gjithashtu drejtimi i flokëve është diçka që bëjnë shumë femra me ngjyrë. Të bardhët duhet të mbyllin gojën kur bëhet fjalë për flokët e femrave me ngjyrë”, ishte përgjigja e zemëruar e një komentuesi.

“Ju po e akuzoni Meganin për operacione plastike kur i gjithë personi juaj në internet është një krijim i AI. Megan nuk ka nevojë për plastikë! Ajo është nxirë nga dielli, e dashuron dhe e hidraton lëkurën e saj”, u përgjigj i mërzitur një fans i Dukeshës së Sussex.

Megjithatë, kishte edhe disa komentues që dalluan pas pamjes së re të Markle dëshirën e saj për të imituar disa personazhe të njohura, si Jennifer Lopez, Kim Kardashian apo Jennifer Aniston, dhe jo gruan e princit të kurorës.

Përfaqësuesit e Meghan Markle refuzuan të komentojnë skenarët e rinj të kirurgjisë plastikee ndezur nga paraqitja e fundit e Dukeshës së Sussex, por burimet e New York Post thonë se ndryshimet në pamjen e saj janë kryesisht për shkak të peshës që humbi pas dy shtatzënive dhe jo ndonjë operacioni drastik në fytyrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb