Cher dhe partneri i saj, Alexander Edwards, u ndanë pas gjashtë muajsh lidhje. Ndërsa nuk është e qartë se kush bëri kërkesën për ndarjen apo pse vendosën ta quanin raportin të mbyllur, mediat e huaja pohojnë se çifti u nda disa javë më parë.
Fansave i’u krijua përshtypja se çifti ishte fejuar kur Cher u pa duke mbajtur një unazë të madhe diamanti në dhjetor 2022. Megjithatë, TMZ raportoi në artikullin e fundit se ata nuk ishin fejuar kurrë.
Lidhja e çiftit u bë publike në nëntor 2022 kur u fotografuan të kapur për dore. Cher, 76, më vonë sqaroi se si u takuan dhe adresuan shqetësimet e fansave për diferencën e tyre në moshë.
Për të mbrojtur lidhjen e tyre dhe zgjedhjen e saj, Cher kishte bërë një postim në llogarinë e saj personale në Twitter dhe kishte përdorur një citim nga i dashuri i saj. “Në letër edhe mua më duket e çuditshme. AE thotë se dashuria nuk njeh matematikë”.
Cher and her boyfriend Alexander “AE” Edwards have reportedly split and a source is revealing if they were ever engaged amid all the rumors https://t.co/mfcqkK0NcP
— JustJared.com (@JustJared) May 2, 2023
Dyshja u takuan në Javën e Modës në Paris tetorin e kaluar dhe siç zbuloi së fundmi ylli, dashuria e tyre ishte me shikim të parë.“Është nën 36 vjeç. Ai më ndoqi derisa ishim diku. Ne e duam njeri tjetrin. Zonja, mos u dorëzoni kurrë”, tha ajo.
I Got You Babe! Cher sparks romance rumors as she holds hands with Amber Rose's music producer ex Alexander Edwards https://t.co/Pd8tBglbxs
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) November 3, 2022
Kush ishte partneri i Cher
Alexander Edwards është producent muzikor i Universal Music Group dhe deri një vit më parë pushtoi mediat e huaja me jetën e tij të turbullt personale.
Më konkretisht, emri i tij kishte dalë në lajm pas akuzave të ish-të dashurës së tij, Amber Rose, e cila është modele dhe themeluese e organizatës SlutWalk (e cila mbron viktimat e përdhunimit dhe abuzimit). Edwards ishte akuzuar se e kishte tradhtuar me të paktën 12 femra të ndryshme dhe në fakt Rose nuk hezitoi ta ekspozonte publikisht në Instagram.