Administrata e Bashkisë së Dibrës është vënë në lëvizje këtë të mërkure për të përgatitur vendet ku do të mbillen pemë gjatë takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama.

Mbjelljet e pemëve do të bëhen në prezencën e kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Dibër, Rrahim Spahiu. Hapja e gropave ku do mbillen pemët është bërë nga punonjës të administratës gjatë orarit zyrtar të punës.

Në fotografitë dhe pamjet, shihen qartë punonjësit e bashkisë dhe ata të policisë bashkiake, të angazhuar edhe në vendosjen e banderolave elektorale të Partisë Socialiste, në faqen e një pallati. Mjeti që përdoret, sipas informacioneve, është në pronësi të bashkisë Dibër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb