Benevento e Frederik Veselit është shumë pranë rënien në Serinë C italiane dhe pas humbjes ndaj Çitadelas në transfertë, tashmë rënia është vetëm çështje kohe.

Të renditur në vendin e fundit, “shtrigat” nuk kanë më gjë në dorë duke qenë se një barazim i mundshëm i Breshias në javët e fundit, mjafton për të rënë. Kjo ka sjellë shumë pakënaqësi te tifozët e skuadrës, të cilët kanë sulmuar ekipin e tyre. Gjatë kohës që skuadra po kthehej për në qytet, huliganët kanë sulmuar autobusin me shufra hekuri dhe me mjete të mprehta.

Fatmirësisht, policia ka ndërhyrë në kohë duke shmangur ndonjë tragjedi të mundshme. Benevento drejtohet nga Andrea Agostineli, ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut në Superiore./ Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: