Tefta Malaj ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24’, të moderatores Evis Ahmeti, ku ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Itali, pasi u godit me thikë nga bashkëshorti, i cili vrau vajzë 16-vjeçare dhe një shtetas italian.
Ajo gjithashtu është shprehur se nuk ka pasur më parë mes tyre akuza lidhur me tradhtinë bashkëshortore, ndërsa thotë se është hera e parë që i dëgjon nga Taulant Malaj.
Ndër të tjera gjatë kësaj interviste, Tefta Malaj, ka thënë se dyshon se bashkëshorti i saj ka pasur bashkëpunëtor që mund ta ketë ndihmuar, pasi ka dyshuar nga veprimet që ia ka bërë në momentin kur ka ndodhur vrasja.
Pjesë nga intervista
Tefta Malaj: Akuzat për tradhtinë bashkëshortore është hera e parë që i thotë.
Pyetje: Ju ka cituar për këtë tradhti dhe thotë se ju i keni kërkuar falje
Tefta Malaj: Falje të kërkoi ai për atë që ka bërë dhe jo unë.
Pyetje: Një javë më parë jeni zënë ?
Tefta Malaj: Po
Pyetje: A është larguar nga banesa
Tefta Malaj: Po
Pyetje: Përse u kthyet prapë?
Tefta Malaj: Duke menduar se do të ndryshonte
Pyetje: Ka pasur probleme të shëndetit mendor është kuruar ?
Tefta Malaj: I kam thënë të kurohej
Pyetje: E njihnit italianin?
Tefta Malaj: Ai ka shtëpinë atje. E njihnim i gjithë të tjerët.
Pyetje: Nuk është e vërtetë që punonte te biznesi i tij?
Tefta Malaj: Jo punonte në furrë. Ne jemi në kat të parë.
Pyetje: E dëgjuat të fliste me dikë në telefon?
Tefta Malaj: Mund të ketë pasur bashkëpunëtor, sepse na qëllonte dhe i fliste dikujt dhe kam frikë se djali im është i rrezikuar . E shikoja, kam se kishte një bashkëpunëtor tjetër…
Pyetje: Të ka dhunuar herë tjetër?
Tefta Malaj: Ka qenë momenti që ka marrë thikën, kam qenë me djalin e vogël në krah.
Pyetje: E keni denoncuar?
Tefta Malaj: Jo, se kam bërë për fëmijët
Pyetje: Ka pasur akuza për tradhti më përpara?
Tefta Malaj: Jo, asnjëherë. Asnjëherë nuk ishte shprehur për tradhti
Pyetje: Familjarët e dinit që kishit probleme?
Tefta Malaj: Jo
Pyetje: Atë natë keni telefonuar familjarët, mamin?
Tefta Malaj: Po
(BalkanWeb)