Njollat kafe janë të njohura ndryshe si njollat e plakjes së lëkurës. Pavarësisht se të padëmshme, ato mund të ndikojnë në pamjen tuaj të jashtme dhe të kthehen në një stres të përditshëm.

Krijimi i tyre mund të vijë nga plakja, stresi, shtatzënisë, mungesa e vitaminave në trup apo të jenë gjenetikisht të trashëguara.
Gjithsesi pavarësisht shkakut të krijimit të këtyre njollave, aleati i tyre kryesor është ekspozimi i pambrojtur në diell.

Po ashtu, te njerëzit me një tonalitet të hapur lëkure të cilët ekspozohen për kohë të gjata nën rrezet e diellit.
Rrezet ultra violet aktivizojnë prodhimin e melaminës në trup dhe pjesët më delikate të lëkurës do të kenë tendencën të dëmtohen.
Duke nxitur kështu hiperpingmetimin e saj e për pasojë do të krijohen njollat kafe.
Në rastin e njollave kafe ky kontakt i vazhdueshëm, i përditshëm mund të ndikojë në përhapjen e tyre.
E ftuar në Vila24 dermatologia Loreta Kuneshka ka folur për shkaktarët dhe si mund të mbrojmë lëkurën në stinën e verës ku mundësitë e ekspozimit në diell janë më të mëdha.

“E rëndësishme është që në qendrat estetike ku shkojnë persona të cilët tashmë kanë probleme me njollat kafe të ketë një mjek dermatolog. E rëndësishme është të lyhen me krem çdo dy orë sidomos ata persona që janë të ekspozuar në diell”- tha mjekja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb