Aktori i famshëm Robert De Niro është bërë baba për herë të shtatë në moshën 79-vjeçare.
E dashura e artistit, Tiffany Chen, u pa me të porsalindurin e tyre vetëm disa ditë pasi aktori zbuloi se është bërë sërish baba.
Chen u shfaq duke shëtitur nëpër rrugët qytetit të Nju Jorkut me të voglin e saj së fundmi, sipas fotove të marra nga Daily Mail. Edhe pse emri dhe gjinia e foshnjës nuk janë zbuluar ende, i porsalinduri u mbajt komod në një batanije rozë dhe të bardhë.
Shtatzënia e partneres së aktorit u mbajt e fshehtë derisa u fotografua në publik me barkun rrumbullak teksa kishte dalë në një darkë muajin e kaluar.
Menjëherë pas kësaj, De Niro i habiti fansat duke njoftuar ardhjen e fëmijës së tyre, dhe se çifti kishin “planifikuar” të zgjeronin familjen e tyre, sipas burimeve për Page Six.