Dr Skerdi ose siç njihet ndryshe doktori i VIP-ave, vjen në këtë intervistë për të sqaruar njëherë e mirë konfuzionin mbi profesionin e tij, ndërhyrjet estetike dhe komplikacionet e mundshme. Mes etiketimit si kirurg plastik, ai shprehet se është mjek i specializuar në dy fusha: Anestezi dhe Shëndet Publik. I pyetur se cila ndërhyrje estetike është më e kërkuara, ai pa hezitim përgjigjet se rimodelimi i hundës zë vendin e parë.
Por a shkojnë të gjitha ndërhyrjet siç duhet? Dr. Skerdi qartëson se si çdo ndërhyrje tjetër, edhe ndërhyrjet estetike mbartin rreziqet e tyre të cilat mund të shoqërohen edhe me komplikacione. Në rastin e rimodelimit të hundës, komplikacionet me karakter të përgjithshëm janë gjakderdhja e lehtë, hemorragjia, hematomat, infeksionet, alergjitë etj. Ndërsa një ndër komplikacionet specifike që ai përmendi është vështirësia në frymëmarrje e cila vjen si shkak i edemave të indeve, ngushtimit të rrugëve të frymëmarrjes, devijimet e mbetura të septumit, hipertrofritë e turbinatave etj. Ndër të tjera ai foli për kujdesin që duhet treguar gjatë muajve të parë sidomos gjatë javës së parë pas operacionit ku rëndësi të madhe ka heqja e suportit plastik që duhet bërë absolutisht vetëm nga personel mjekësor i specializuar.
Më poshte mund të ndiqni intervisten e plotë me Dr. Skerdin:
Dr. Skerdi tashmë është një personazh i njohur për publikun i cili i njihet për natyrën e tij hokatare dhe popullore me ndjekësit në rrjetet sociale. I konsideruar si doktori i VIP-ave, shpesh profesioni i tij bëhet disi konfuz për njerëzit për të cilin shpesh thonë se është kirurg plastik. Në fakt doktor Skerdi është mjek me dy specializime në Anestezi dhe Shëndet Publik.
Sot, ai do të na tregojë më shumë për këtë konfuzion, ndërhyrjet estetike dhe komplikacionet.
– Dr. Skerdi, së pari a mund të na tregoni se përse ndodh ky konfuzion i profesionit tuaj nga anestezist në kirurg plastik?
Në fakt kjo mund të ketë ardhur si rezultat i aktivitetit që unë drejtoj i cili është i fokusuar në kirurgji dhe trajtime estetike. KEIT është një brand i cili operon prej vitesh në Shqipëri që u sjell ndërmend njerëzve ndërhyrjet estetike. Duke më paralelizuar mua si drejtues të klinikës me llojin e shërbimit që ofron klinika, ndodh dhe ky konfuzion. Megjithatë unë jam mjek anestezist në profesion.
– Ju ofroni një gamë të gjerë ndërhyrjesh estetike, por cili është operacioni më i kërkuar?
Nëse ka një gjë për të cilën bien dakord të gjithë njerëzit që punojnë në këtë lloj industrie, është pikërisht përgjigja referuar ndërhyrjes estetike më të kërkuar. Dhe kjo nuk mbetet vetëm në nivelin e kërkesës por edhe në atë se çfarë realizohet më së shumti. Në 12 vite ne kemi realizuar mbi 15 mijë ndërhyrje estetike ku padyshim, pjesën më të madhe e zë rimodelimi i hundës.
– Dikur ekzistonin disa mite mbi ndërhyrjet estetike, por sot sa janë thyer këto mite?
Në këto 12 vite por edhe më parë, kam dëgjuar mite pafund mbi kirurgjinë estetike që për hir të vërtetës, shumë kanë qenë të pabaza dhe qesharake. Megjithatë, duhet thënë se në ditët e sotme njerëzit janë më të informuar për këtë fushë falë edhe aksesit më të lehtë në informacion. Për t’iu rikthyer pyetjes së parë se përse njerëzit më konsiderojnë kirurg plastik është pikërisht për faktin se që në fillimet e klinikës KEIT, jam përpjekur të shpërndaj informacion, të thyej mite dhe të edukoj njerëzit për ndërhyrjet estetike.
– Pavarësisht miteve, sa seriozisht duhen marrë ndërhyrjet estetike? A kanë ato rreziqe?
Ndërhyrjet estetike duhen marrë po aq seriozisht sa çdo ndërhyrje tjetër në trupin e njeriut. Kirurgjia plastike shpesh konsiderohet si maja e mjekësisë. Pra, flasim gjithmonë për mjekësi dhe këtu nuk ka aspak vend për të mos zgjedhur klinikën e duhur, kirurgun e duhur dhe ndoshta edhe momentin e duhur. Përsa i përket rreziqeve, po, çdo ndërhyrje estetike mund të ketë komplikacione dhe pse janë të rralla. Asgjë nuk përjashtohet dhe personat që u nënshtrohen këtyre ndërhyrjeve, duhet të jenë të informuar.
– Ju përmendët se keni realizuar mbi 15 mijë ndërhyrje estetike, që janë shumë për një vend të vogël si Shqipëria, por a keni patur ju raste që nuk kanë shkuar mirë?
Do të gënjeja po të thoja jo. Kur kam themeluar klinikën KEIT, parimi im ka qenë se dua të jem i vërtetë për shërbimin që do të ofroj. Mbi të gjitha jam njeri, për të shtuar që jam dhe mjek, për të cilin jam zotuar që do ta kryej profesionin me ndershmëri. Asnjëherë nuk i kam bërë ndërhyrjet estetike fushë me lule. Ata kanë komplikacionet e veta, të cilat na kanë ndodhur dhe ne, shumë pak për shkakun tonë dhe shpesh për shkak të pacientit.
– A mund të na përmendni disa komplikacione që mund të kenë ndërhyrjet estetike?
Meqenëse rimodelimi i hundës është ndërhyrja më e kërkuar, po ndalem tek disa komplikacione me karakter të përgjithshëm që e shoqërojnë siç janë gjakderdhja e lehtë, hemorragjia, hematomat, infeksionet, alergjitë etj.
– Kam dëgjuar nga persona të tjerë, që edhe pse kanë kryer rimodelimin e hundës, kanë disi probleme të frymëmarrjes. Sa e vërtetë është kjo?
Kjo në fakt bën pjesë tek komplikacionet specifike të rimodelimit të hundës, që do të thotë se ndodh rrallë, megjithatë nuk përjashtohet dhe mund të jetë për arsye të ndryshme.
Shpesh vështirësitë e frymëmarrjes hasen në javët e para dhe janë si rezultat i edemës së indeve dhe zgjidhen vetvetiu. Më rrallë ato mund të jenë përfundimtare, nëse shkaktohen nga ndryshime anatomike të zgavrave të hundës të shkaktuara nga tërheqjet e cikatriceve, devijimet e mbetura të septumit, hipertrofitë e përsëritura të turbinateve dhe skeletit kërcor. Ata ndonjëherë kërkojnë ndërhyrje korrigjuese.
– Çfarë ndodh në rastin kur pas ndërhyrjes estetike, ndodhin komplikacione dhe rezultati nuk është ai që pritej?
Di të them se çfarë ndodh me personat që vendosin të operohen tek ne. Çdo person ndiqet nga një koordinator përkatës i cili është në komunikim me ta gjatë gjithë kohës. Ne asnjëherë nuk i braktisim njerëzit që operojmë dhe jo vetëm. Kemi korrigjuar një numër të konsiderueshëm ndërhyrjesh të kryera më parë diku tjetër. Për më tepër jemi të vetmit që ofrojmë Certifikatën e Garancisë çka do të thotë se çdo ndërhyrje korrigjuese bëhet pa pagesë ekstra. Gjithmonë në konsulencë me kirurgun, japim zgjidhjen më të mirë për pacientin.
– A ka një fazë delikate për të cilën njerëzit e operuar duhet të tregojnë më shumë kujdes?
Java e parë e fazës pas operacionit kërkon kujdes të shtuar. Pacienti duhet të ndjekë rigorozisht porositë e kirurgut dhe personelit mjekësor. Për shembull në rastin e rimodelimit të hundës, java e parë është shumë e rëndësishme deri në heqjen e suportit plastik i cili duhet bërë detyrimisht nga stafi i klinikës. Kjo pasi kockat në këtë fazë ende nuk janë ngjitur plotësisht dhe suporti plastik kurrsesi nuk duhet të hiqet nga vetë pacienti.
– Ne ende ju quajmë klinika KEIT por me kaq shumë ndërhyrje që keni realizuar, mund të themi se statistikisht jeni një spital?
Jo vetëm statistikisht, por më duhet të them se KEIT është i vetmi spital ditor i licensuar mbi kirurgjinë estetike i cili ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet e legjislacionit shëndetësor shqiptar dhe atij europian. KEIT tashmë është brand ndërkombëtar me strukturën më të madhe në Europë për ndërhyrjet estetike dhe operojmë rregullisht njerëz të kombësive të ndryshme të cilët janë çdo ditë e më të shumtë në numër.