Një automjet është përfshirë nga flakët sot në Fushë-Arrëz. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin “Apripë e Keqe”.
Mësohet se është djegur plotësisht, dyshohet aksidentalisht, një automjet tip “Benz”, i marrë me qira nga shtetasi D. U., 31 vjeç, banues në këtë fshat.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të djegies së këtij automjeti.
(BalkanWeb)