Fernando Llorente thotë mjaft. Ish-sulmuesi 38-vjeçar ka vendosur të largohet nga futbolli i luajtur, teksa me postim në rrjetet sociale ka dhënë njoftimin për tifozët.

“Që kur isha i vogël ëndërroja që të bëhesha një futbollist. Kush e imagjinonte që do të përjetoja gjithë ato gjëra që futbolli më ka dhënë në jetë. Ka qenë një udhëtim i gjatë, falë sakrificës dhe pasionit që më lejoi të luaj në skuadra shumë të mëdha, për të cilat jam munduar të jap maksimumin.

Dua ti falënderoj të gjithë për mundësitë që më kanë dhënë dhe tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë në këto vite. Ka qenë një privilegj, që të mund të përjetoja të gjithë këto momente të çmuara të lojës së futbollit gjatë këtij rrugëtimi”, – tha ai.

Spanjolli Llorente mbahet mend për eksperiencën te Juventusi, apo edhe te Tottenham. Në CV e tij ka skuadra si Sevilla, apo edhe Udinese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: