Tom Hanks ka zbuluar aktorin që do të dëshironte më shumë të luante në rolin e James Bond-it të ardhshëm .
Kërkimi për agjentin e ri 007 është duke vazhduar, me aktorë të panumërt që përflitet se do të jenë të radhës për të luajtur spiunin ikonik britanik.
Aktori amerikan përmendi se kush mendon se duhet të zëvendësojë Daniel Craig në serialin filmik, ai konkretisht tha se Idris Elba është ai që i përshtatet më shumë rolit.
“Merreni këtë,” vuri në dukje ai gjatë një interviste me BBC javën e kaluar. “James Bond ka një licencë për të vrarë. Unë do t’ia jepja këtë leje Idris Elbës bazuar në punën që e kam parë të bëjë .’
Që kur u njoftua se ‘No Time To Die’ (2021) do të ishte filmi i fundit i Bond-it, me Craig si protagonistin me të njëjtin emër, Elba ka qenë ndër emrat kryesorë të përfolur për të marrë këtë rol. Përveç Tom Hanksit, përkrahjen e tyre për Elbën e kanë treguar edhe aktorë të tjerë të njohur të Hollivudit.
Spekulimet se Elba do të marrë rolin vazhdojnë – pavarësisht se aktori mohoi publikisht çdo interes serioz për të luajtur James Bond dhe mohoi thashethemet se ai mund të jetë agjenti 007 i radhës.