Recete nga znj Eneida
Përbërësit
4 kunguj
2 feta bukë
70 gr proshutë/sallam
150 ml qumësht
3 lugë djathë kaçkavall
1 thelpi hudhër
1 vezë
1 lugë majdanoz i grirë
Kungujt i ndajmë në mes dhe u heqim pjesën e brendshme. E kalojmë në tigan me vaj ulliri dhe e skuqim sa të zbuten.
Skuqim pançetën në tigan pa vaj sa të thekëriset dhe më pas e presim në copëza.
Vendosim bukën në qumësht që të zbutet.
Në një tas shtojmë të brendshmen e kungujve që skuqëm, bukën e qullur që e shtrydhim me dorë për të larguar qumështin, pançetën, vezën, pak djathë, kripë dhe majdanoz dhe i trazojmë.
Vendosim kungujt në tavë, u shtojmë pak kripë dhe pak vaj ulliri, i mbushim, u shtojmë dhe pak djathë nga lart dhe i pjekim me 200 gradë për 25-30 minuta.
(BalkanWeb)