Në emisionin “Open” në News24 Alfred Lela tha se përgjegjësi kryesor për kapjen e të gjitha pushteteve të vendit është kryeministri Edi Rama.

Gjatë bisedës në studio, Lela tha se nga ana e kryeministrit Rama pati një përpjekje të ethshme për të ‘kapur’ veriun, ndërsa shtoi se po të kishte mundësi ‘do të kishte përdorur edhe serbët për t’u futur në veri.

Nga ana tjetër analisti Fatos Lubonja tha se ndarja e opozitës, i ka shkaktuar probleme dhe për pasojë edhe dështimin në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Nga ana e tij juristi Alket Hyseni theksoi se nëse opozita do të vijë të jetë në këtë gjendje, nuk do të arrijë të marrë asnjë rezultat pozitiv.

Pjesë nga biseda në studio:

Alfred Lela: Tomës i biem në qafë kot. Një është përgjegjësi kryesor dhe ai është Edi Rama. Përpjekja e tij e ethshme për t’u future n veri, po të mos ishin këta edhe me serbët do të futej në veri.

Alket Hyseni: PS ka hyrë e vetme në zgjedhje. Mos keqkuptoni. Janë katër raste të paktën procedime që kanë përfunduar në gjykatë, keni rastin në Krujë, apo në Himarë. Jeni totalisht të pashpresë. Ju në radhët tuaja keni individë, një parti politike në histori që vjedhjen e ka Berisha dhe blerjen e ka Meta. Pra jeni një simbiozë mes një hajduti votash dhe një blerësi votash.

Alfred Lela: Tani ju dëgjoj ju që thoni vjedhjet e i paska vjedh zgjedhjet. Bravo ju qoftë. E mbani mend kur e premtuat ujin e pijshëm që më pas e bëtë të papijshëm. Uji i Tiranës as nuk pihet dhe as nuk gatuhet dot me të.

Alket Hyseni: PS nuk ka pasur asnjë aleancë dhe partitë e tjera kanë dalë vetë. Partia Social Demokrate është një parti e cila nuk vjen nga hiçi. Të ka marrë në Delvinë 3 këshilltarë, apo edhe atje ka vjedhur vota. Me këtë opozitë herën tjetër s’do të fitoni asgjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb