Të paktën katër persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën kur një ndërtesë trekatëshe u shemb të shtunën në provincën Qena të Egjiptit. Mes viktimave është edhe një vajzë 6-vjeçare, shkruan gazeta Al Ahram. Ndërtesa trekatëshe u shemb në rrethana të paqarta në komunitetin Al-Taramsa, në veri të Luxor.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, ndërsa policia ka rrethuar zonën përreth për arsye sigurie. Tre të rritur dhe një fëmijë janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin lokal.

Zyra e prokurorit publik të Kenna urdhëroi një hetim për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: