Bashkimi Evropian ka dënuar marrëveshjen midis Moskës dhe Minskut për vendosjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, duke e quajtur atë “një hap që do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

“Çdo përpjekje për të përshkallëzuar më tej situatën do të përballet me një reagim të fortë dhe të koordinuar”, paralajmëroi Bashkimi Evropian në deklaratë.

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm në një deklaratë, duke i bërë thirrje Bjellorusisë që të “të ndryshojë vendimet që mund të kontribuojnë vetëm në rritjen e tensioneve në rajon. “Regjimi bjellorus është bashkëpunëtor në luftën e paligjshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, thuhet më tej në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: