Aktorja me famë botërore, Jane Fonda ishte e pranishme në Kanë për t’ia dorëzuar ”Palmën e Artë” skenaristes dhe regjizores Justine Triet për filmin e saj të mirënjohur “Anatomy of a Fall”, shkruan faqja indiewire.com.
Fonda e përdori kohën e saj në ”Croisette” për të ndarë mendimet e saj të pafiltruara për disa nga figurat më me ndikim në industri.
Duke u shfaqur në festival të premten, Fonda nuk bëri asnjë përpjekje për të fshehur ndjenjat e saj për njerëz si Jean-Luc Godard dhe kineastit Robert Redford.
“Ai ishte një regjisor i madh. I heq kapelën. Një regjisor i madh, por si burrë… jo”, shtoi Fonda për Godard.
Fituesja e Oskarit nuk i shtjelloi çështjet e saj me regjisorin “Breathless”, por ajo u bë më specifike kur ishte fjala për mendimet e saj për Redford.
Fonda kujtoi punën me Redford në katër filma duke filluar me “Këmbëzbathur në park” të vitit 1967.
Ajo tha se “ishte e dashuruar” me aktorin e famshëm të pashëm kur e takoi për herë të parë, por kuptoi se “ai thjesht ka një problem me gratë”.
Kur ata punuan së bashku në filmin e vitit 2017 “Our Souls at Night”, Fonda tha se ”mësoi të trajtonte disa tema me të”.
“Ai është gjithmonë në humor të keq dhe gjithmonë kam menduar se ishte faji im”, tha ajo për punën me Redford.
“Filmi i fundit që bëra me të ishte gjashtë vjet më parë. Unë isha rreth të 80-ave apo diçka e tillë. Më në fund kuptova që ”u rrita”.
Kur ai mbërriti në set me tre orë vonesë me humor të keq, e dija se nuk ishte faji im.
Komentet e Fondas për Godardin nuk janë hera e parë që aktorja shpreh ankesat e saj me regjisorët e vdekur francezë.
Kohët e fundit ajo kujtoi se ishte propozuar në mënyrë të papërshtatshme nga René Clément gjatë prodhimit të filmit të vitit 1964 ‘Joy House’.