Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Në një lidhje skype nga Kosova, Lirim Mehmetaj kryeredaktor i Albania Post, ka deklaruar se situata ka ardhur si pasojë e zgjedhjeve të zhvilluara në veri, të cilat në terma ligjore e teknike janë të vlefshme, por se për ta ka votuar vetëm 2 përqind e votuesve.
Ai ka shtuar se Kosova ndodhet para dy zgjidhjeve, të dyja jo pozitive për vendin, ose të zbatojë ligjin e të Përballet me kritikat e partnerëve, kritika që nuk janë kursyer në fakt këto ditë, ose të mos zbatojë ligjin dhe “të kënaqë” aleatët.
“Që nga fillimi ngjarja është krijuar nga një mungesë sinqeriteti nga çfarë po ndodh atje.
të premten e kemi raportuar që do ndodhë një aksion, nuk është në koordinim mes qeverisë sonë dhe QUINT-it. Ata kanë paralajmëruar mos marrjen e një hapi të tillë, por akti u ndërmor.
Zgjedhjet në veri janë legale në terma teknikë por se nuk për to kanë votuar vetëm 1-2 përqind e votuesve.
Ne në Kosovë jemi para dy opsioneve, të dyja jo të mira. Ose të ndërmarrim hapa legalë e të përballemi me kritika ndërkombëtare, ose të dëgjojmë aleatët e të mos respektojmë ligjin”, tha ai.
(BalkanWeb)