Kufiri SHBA-Kanada në Maine është mbyllur pasi një shofer që pretendonte se kishte një bombë në makinën e tij refuzoi të ndalonte para policisë, të cilët më pas e qëlluan me armë.

Efektivët e policisë së Maine thanë se vunë re fillimisht automjetin i cili kishte një shenjë ku thuhej se kishte një pajisje shpërthyese në bord dhe që drejtohej nga 42-vjeçari Tony Holford.

Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme për të ndaluar automjetin, Holford nuk iu bind urdhrave të policisë, gjë që bëri efektivët të qëllojnë drejt tij.

Ai u neutralizua nga forcat e policisë dhe u shoqërua drejt qelisë, ndërsa në mjetin e tij nuk u gjetën lëndë shpërthyese apo eksplozivë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb