Një ditë pas trazirave në veri të Kosovës, duket se durimi i amerikaneve është sosur pas vendimit të kryeministrit të Kosovës Kurti për mos bërë një hap pas në veri. Jo pak i nervozuar Ambasadori Amerikan në Kosovë Jeff Hovenier tha se veprimet e qeverisë Kurti kanë prodhuar edhe pasojën e parë, anulimin e stërvitjes “Defender 23” që do të zhvillohej sot në Gjakovë, sipas asaj që mësoi News 24.

Ambasadori amerikan në Kosove, Jeff Hovenier citoi Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, teksa tha se vendimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti janë duke ndikuar jashtëzakonisht në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Kur kemi marrë vesh, kemi reaguar ashpër kundër. Vendimi ka pasur ndikim negativ në reputacionin e Kosovës, dhe i ka kthyer mbrapsht përpjekjet drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ne i kemi kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të marrë hapa drejt uljes së tensioneve në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave. Ne jemi duke analizuar se cilat do të jenë veprimet tona”, tha diplomati amerikan gjatë konferencës për gazetarët.

Mesa duket amerikanet nuk kanë pritur, por kanë ndërshkuar Kosovën duke e hequr emrin e saj nga stërvitja me e madhe e amerikaneve me 25 mije trupa qe po zhvillohet ne Europe “Defender 23”.

Ambasadori amerikan ne Kosove tha për gazetaret se veprimet e qeverisë Kurti kane edhe pasoja te menjëhershme.

E para është anulimi i stërvitjes se ushtrisë amerikane ne Kosove “Defender 23”. Vendimi u mor mbrëmë nga Gjenerali amerikan Christopher Cavoli,  komandanti i ri i Komandës Evropiane të SHBA dhe Komandanti Suprem i Aleatëve për Evropën,

“Vendimi u mor mbrëmjen e djeshme, nga komandanti amerikan gjeneral Cavoli, për të anuluar pjesëmarrjen e Kosovës ne stërvitjen ushtarake Defender 23, siç e keni vene re sot nuk ka pasur aktivitet për “Defender Europe 23”, dhe nuk do të ketë. Për Kosovën, ato stërvitje kanë përfunduar”, tha ai.

News 24 mësoi nga Forca e Sigurisë se Kosovës se aktiviteti i planifikuar për tu zhvilluar këtë të martë në bazën e ushtrisë së Kosovës në fshatin Babaj i Bokës në komunën e Gjakovës është anuluar.

FSK merrte pjese me 1348 ushtarake ne mesin e 25 shteteve pjesëmarrëse nga vende aleatë dhe partnerë të NATO-s.

Ministria e Mbrojtjes se Kosovës njoftoi se stërvitja e amerikaneve me ta u anulua sipas kërkesës partnerit strategjik, pas situatës së ndjeshme në veri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb