Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e cilësoi vendimin e Këshillit të Ministrave për shkrirjen e Akademisë së Albanologjisë një qokë politike nga kryeministri Edi Rama për Skënder Gjinushin.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 Zhupa tha se mbyllja e këtij institucioni me rëndë është bërë pa kaluar hapat e parashikuar siç e përcakton ligji.

Mes të tjerash Zhupa tha se ministrja e Arsimit, Evis Kushi duhet të qëndronte mbi palët, ndërsa ajo theksoi se hapi i radhës është që padia të shkojë deri në Gjykatën Kushtetuese për ktë çështje.

“Çfarë kam mësuar më mirë në këto 10 vite të qeverisë së Ramës, është se kur e ndajnë mendjen për një paligjshmëri, se kthejnë mendjen. Është qokë, nder politik për kryetarin e Akademisë së Shkencave. Ky është projekt që se ka fshehur asnjëherë Skënder Gjinushi. I duhen njerëz dhe lavde dhe prova për të marrë para. Gjinushi kërkon që të marrë para nga këto projekte ndaj nuk prisja rezultat të ndryshëm sot. Ky është nderi i radhës. Kur dëgjova ministren Kushi, si mund të dalë me atë nivel diskursi. Ajo tha se gjetëm një institucion me shkelje ligjore dhe financiare. Kur ka shkelje bëhet raport për shkeljen dhe vendoset një afat dhe vendoset masa për shkeljen. Ka disa hapa se nuk zgjohesh në mëngjes dhe thua; do bëjmë ndryshime. Kjo nuk është arsye që të mbyllet. Gjithçka tjetër që thuhet; riorganizim, kjo është çështje e brendshme, por Akademia e Albanologjisë është mbyllur. Po mirë pse nuk e çuan te universitetet meqë ishte IAL. Pse e çuan te Akademia e Shkencave? Kush u pyet? Evis Kushi numëron votat e akademikëve, sikur numëron votat e Tom Doshit. Të shkojnë të bëjnë mbledhje të hapur me Akademinë e Shkencave? Si i numëron kjo? Si votat e Doshit. Ajo duhet të mbajë qëndrim mbi palët, dhe jo të bëhet pjesë e procesit. Se i duhen Gjinushit për të marrë lekë nga 3 projekte. Edi Rama për interesa politike s’pyet fare. Gjinushi përveçse mbahet mend si ish-ministri i fundit diktaturës, mbahet mend dhe për një parti, PSD. Kjo parti që e mbajti për vete për 30 vite, e shiti para 2 zgjedhjeve te Tom Doshi. Aleati që merr vota për kandidatët e Ramës, në të gjitha bashkitë, sidomos në veri. Në momentin kur Skënder Gjinushi ngelet pa punë, një gjë po të kërkon Toma. Kur ngelet Skënder Gjinushi rrugëve, ti po plotëson një të mirë që të ka bërë një kryetar partie. Por ti vë në lojë dhe albanologjinë. Skënder Gjinushi ka dhe një projekt tjetër, që t’i japë vetes një mandat të dytë. Nuk ka bashkim, por varësi.”, tha Zhupa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb