Në emisionin “Open” në “News24”  ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka izoluar Kosovës, e ka dobësuar me Ballkanin e Hapur duke i dhënë presidentit Vuçiçit hapësira të cilat i kanë munguar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“Rama ka takuar Vuçiçin më shumë se çdo njërit tjetër. Pajtimi shqiptaro serb nuk vjen nga Tirana, vjen nga Kosova, e ka thënë vetë Thaçi. Rama izoloi Kosovën më Ballkanin e Hapur. Qëndrimet e Ramës kanë dobësuar Kosovës, sepse me një Tiranë tjetër . Projekti i ndarjes së Kosovës nuk do të ishte vënë në tavolinë me një kryeministër tjetër. Rama i dha Vuçiçit kapital politik se është një president europian dhe se me atë bashkëpunon”, tha Bumçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb