Eurodeputetja greke e Parlamentit Evropian, Eva Kaili dhe partneri i saj Francseco Giorgi tashmë kanë mundësinë për të jetuar së bashku. Lajmi është konfirmuar nga avokatët e Kailit.

“Kaili nuk mori pjesë sot në mbledhjen e Parlamentit Evropian për një pengesë personale. Por, ka në ditët në vijim do t’i rikthehet detyrave të saj”, kanë deklaruar avokatët.

Ata njoftuan gjithashtu se “ka nisur procesi ligjor për heqjen e kushteve kufizuese, veçanërisht ndalimin e daljes nga vendi, sepse ajo dëshiron të marrë pjesë në mbledhjet e Parlamentit Evropian në Strasburg”.

Tashmë Eva Kaili mund të ecë e lirë me kushte, pas vendimit të prokurorisë për heqjen e survejimit elektronik dhe arrestit shtëpiak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb