Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zyrtarin amerikan, Jon Finer, Zëvendës Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të presidentit Joe Biden.
Në llogarinë e tij në Twitter, Kurti u shpreh se me Finer ka biseduar për zhvillimet e fundit ne veri të Kosovës, teksa tha se situata në veri kërkon ndalim të menjëhershme të të dhunës së mbështetur nga Beogradi.
“Zëvendësi kryesor i NSA Jon Finer. E falënderoj për thirrjen e tij dhe angazhimin për të ulur tensionet. Kjo kërkon një ndalim të menjëhershëm të dhunës, nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurimit deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, shkroi Kurti në Twitter.
Pleased to speak w/ @POTUS Principal Deputy NSA Jon Finer. Thanked him for his call & committed to work w/ ?? to de-escalate tensions. This requires an immediate end to violence by Belgrade-sponsored mobs against security officers until new elections in those municipalities.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 1, 2023