Partizani e nisi këtë sezon si asnjëherë tjetër, duke u dhënë një dorë të madhe të rinjve. I pari, që e mori mundësinë ishte Paulo Buxhelaj, të cilin Kolela e aktivizoi para Atanaskoskit, por me kalimin e ndeshjeve, talenti vlonjat u zbeh dhe nuk arriti të shndërrohet në një element kyç, siç bënte Bardhi para pak vitesh.
Pavarësisht së gjithash, i riu mund të quhet i vetmi, që e ka shpërblyer disi besimin në këtë sezon. Të gjithë të tjerët kanë rezultuar një investim i çuar “dëm”, pasi nga asnjëri nuk kemi parë sinjale, që mund të bëhen të rëndësishëm te Partizani.
Emra si Hodo e Dragaj, që cilësoheshin ndër më të mirët për të rinjtë, nuk kanë mundur të çajnë. Një përjashtim të vogël mund ta bëjmë për Zekollin dhe Zunën, që kanë dhënë disa shkëndija, por jo aq sa pritej.
Ndërkohë, Junuzi e Murati kanë luajtur shumë pak. Me një bilanc kaq të zbehtë, mund tëthemi se pavarësisht dëshirës për të bërë mirë dhe për të promovuar të rinjtë, fushata e talentevepër Partizanin nuk ka shkuar siçpritej.
Vetëm Buxhelaj, i cili gjithsesi ishte pikasur që në sezonine shkuar, nuk mjafton në një sezon të tërë, ku janë provuar shtatë lojtarë 21 vjeç ose më tërinj.
Gjithsesi, duhet thënë seky është vetëm viti i parë i njëprojekti të nisur dhe në sezonin e ardhshëm mund të keminjë ndikim më të madh të tërinjve në skuadrën e parë./Panorama Sport