Prokuroria e Tiranës ka zbuluar detaje që ka gjasë të hedhin dritë për vdekjen e Joy Aoko.

Gazetarja Klodiana Lala tha për BalkanWeb se është zbardhur dëshmia e një tjetër punonjësi të kazinosë ku punonte e reja.

“News24 ka siguruar autopsinë që autoritete keniane ia kanë përcjellë autoriteteve shqiptare.”, raportoi gazetarja Lala.

“Një tjetër punonjës është marrë në pyetje , i identifikuar si Emiljan. Punonjës i kazinosë ku punonte vajza. Në ditën kur Joy u gjet e dhunuar ka qenë në punë nga mesnata deri në orët e para të mëngjesit. Sipas tij punonte turn i tretë. AI ka thënë se e ka shoqëruar vajzën në disa vende ku punonte. Gjithashtu ka thënë se e ka pasur marrëdhënie pune dhe kolege, por pretendon se ka përcjellë disa herë në shtëpi , ai thotë se ka shkuar edhe në rezidencën ku qëndronte vajza.

Gjithashtu ka thënë se është ngjitur edhe në banesë dhe thotë se ka qëndruar për disa minuta me të dhe se ka konsumuar cigare. Po ashtu ka treguar se ishte vajzë e qeshur dhe se nuk e kishte parë të konsumonte lëndë narkotike. Ndër të tjera ka thënë se ka dhënë edhe gjak, kur është dhunuar. Ai nuk është pyetur më herët pasi hetuesit nuk kishte dijeni se kishte kontakte me ngjarjen, por pas ‘zbërthimit të telefonit kanë dalë në dritë detaje të reja. Është edhe një pamje filmike , që tregon se është një person se është një person që lëviz me skuter me ngjyrë të zezë, dhe ka rezultuar se edhe personi në fjalë përdorte një skuter të tillë. Por ai ka thënë se  e ka blerë më vonë se sa ka ndodhur ngjarja”, raportoi gazetarja.

Joy Aoko pasi u gjet e dhunuar qëndroi në koma për një kohë të gjatë, dhe më pas u transferua në një spital në Kenia ku edhe ndërroi jetë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb