Ditën e sotme po mbahet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku po diskutohet në lidhje me mënyrën se si do të veprohet mbi zgjedhjen e kreut të ri të partisë.
Helidon Bushati ka propozuar që të bëhet një hap pas nga figurat që nuk arritën t’i sigurojnë fitoren kësaj partie e të mbështeten figurat e reja.
“Ajo çfarë propozoj dhe çfarë besoj dhe kam besuar që nga shtatori i 2021, se ajo çfarë i shërben më shumë se kurrë demokratëve dhe Partisë Demokratike në këto momente është krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar nëpërmjet një Kuvendi Pajtimi me njerëz dhe strategji komunikimi të re e të vërtetë me të cilën i drejtohemi çdo demokrati, opozitari dhe qytetari të këtij vendi.
Vlerësoj se është më e drejtë duke filluar nga unë dhe shumica e atyre që kemi humbur sfida në qarqesh apo në nivel kombëtar se është koha të bëjmë një hap pas dhe të jemi mbështetje për figurat e reja që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe do të marrin përsipër përgjegjësinë për ta ringritur atë bashkë me ne”, tha ai.
(BalkanWeb)