Le të prezantojmë anëtarin më të ri të familjes mbretërore – foshnjën e princeshës Eugenia! Buckingham Palace njoftoi të hënën se mbesa e mbretit Charles mirëpriti një djalë me burrin e saj Jack Brooksbank javën e kaluar. Anëtari i ri është fëmija i dytë për çiftin, të cilët kanë edhe një djalë August Philip Hawke, 2 vjeç.

“Princesha Eugenia dhe zoti Jack Brooksbank janë të kënaqur të njoftojnë ardhjen në jetë të djalit të tyre, Ernest George Ronnie Brooksbank. Ernest ka lindur të martën, më 30 maj, me peshë 3 kg dhe 200g, thuhet në deklaratë.

Princesha Eugenie postoi fotot e para të foshnjës së saj në Instagram të hënën.

“Jack dhe unë donim të ndanim lajmin se lindi djali ynë, Ernest George Ronnie Brooksbank më 30 maj 2023 në orën 8:49 të mëngjesit, shkroi princesha. “Ai u emërua pas stër-stër-stërgjyshit të Xhorxhit, gjyshit të Xhorxhit dhe gjyshit tim Ronald. Augie tashmë i pëlqen të jetë një vëlla i madh,” vazhdoi ajo.

Foshnja i porsalindur është i 13-ti në radhën e fronit britanik, menjëherë pas vëllait të madh Augustus. Ernest është gjithashtu i pari nga stërnipërit e Mbretëreshës Elizabeth të lindur pas vdekjes së saj në shtator dhe nipi i tretë për Princin Andrew dhe Saraf Ferguson. Duka dhe Dukesha e Jorkut, të cilët u ndanë në vitin 1996 pas një dekade martese, por mbeten në marrëdhënie të mira, tashmë janë gjyshërit e Augustit dhe Sienna Elizabeth njëvjeçare, vajza e Princeshës Beatrice dhe bashkëshortit të saj Edoardo Mapelli Mozzi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: