Katie Price është në rrugën e duhur për t’u bërë gruaja me gjoksin më të madh në botë, pasi ajo vazhdon të bëjë operacione plastike.

Në fund të vitit të kaluar, ajo iu nënshtrua për të 16-tën herë një operacion për rritjen e gjoksit, duke zgjedhur një nga përmasat më të mëdha të implantit.

Ajo ka treguar rezultatet e operacioneve plastike në një paraqitje të fundit me rroba banje. Ndryshimi në gjoksin e saj është i dukshëm në fotot e publikuara në rrjetet sociale, ku rrobat e banjës rozë duken shumë të vogla për të mbuluar gjoksin e saj të madh.

44-vjeçarja nuk është e gatshme të ndalojë implantet e gjoksit. Sipas DailyMail, ajo dëshiron të vazhdojë me një operacion tjetër, i 17-ti me radhë.

Në deklaratat e fundit, Price theksoi se nuk i intereson nëse njerëzit e konsiderojnë të “varur” nga operacioni, duke thënë: “Është zgjedhja ime dhe trupi im”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb