Presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri bjellorus Aleksandër Lukashenko, janë takuar në Soçi të Rusisë.
Lukashenko e kishte planifikuar më parë takimin, duke shpjeguar se do t’i ofronte presidentit rus një plan zhvillimi për gjendjen e bashkimit midis Moskës dhe Minskut, për ta bërë unionin imun ndaj presionit të jashtëm.
Vendosja e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, do të fillojë pas 7 ose 8 korrikut, kur pritet të përfundojnë punimet e ndërtimit në instalimet e nevojshme. Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin.
(BalkanWeb)