Të paktën 5 persona kanë vdekur dhe 13 rezultojnë të zhdukur si pasojë e shkatërrimit të digës Kakhovka në Kherson të Ukrainës.
Më shumë se 3200 njerëz janë evakuuar nga rajonet Kherson dhe Mykolaiv, sipas shifrave të fundit nga ministria e brendshme e Ukrainës.
Niveli i ujit në Kherson ka filluar të bjerë, por ende mbetet mbi pesë metra i lartë, sipas guvernatorit të tij Oleksandr Prokudin.
Ukraina ka akuazuar Rusinë për shkatërrimin e digës, por kjo është mohuar dhe nga vetë presidenti rus, Vladimir Putin. Për më tepër Putin akuzon Ukrainën për sulmin në Kherson.
(BalkanWeb)