I intervistuar nga Mediaset pas finales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, futbollisti i Interit Federico Dimarco komentoi humbjen 1-0 të zikaltërve.

“Është shumë zhgënjim sepse luajtëm në mënyrë të barabartë me Manchester Cityn. Na vjen keq që kemi humbur. Topi nuk hyri në rrjetë. Na vjen keq, na vjen shumë keq që humbëm kete finale. Kjo finale duhet të jetë pikënisje për ne” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: