Një ngarkesë kokaine nga Ekuadori që nuk erdhi në Itali, u bë shkak që një grup kriminal të rrëmbeni një person dhe ta kërconin deri me familje, për të bërë presion tek dërguesit e mallit.
Ngjarja e ndodhur në Genova të Italisë, ka si protagonistë 9 trafikantë droge, mes tyre 5 shqiptarë, të cilët tashmë kanë rënë në rrjetën e policisë.
Shqiptarët janë identifikuar si; Nevian Vasaj, Andrea Vasaj, Ardian Sufaj, Hane Sufaj dhe Andiol Xhindoli. Referuar mediave italiane, ata akuzohen për grup kriminal me qëllim trafikun e lëndëve narkotike, import të 100 kg kokainë, rrëmbim dhe tentativë zhvatjeje, dhe posedim dhe mbajtje të armëve.
Gjatë hetimeve të kryera, një agjent i fshehtë u fut në shoqatën e trafikut të drogës, të përbërë nga shtetas shqiptarë, domenikanë dhe një ekuadorian. Gjatë misionit të tij sekret u bënë monitorime nëpërmjet përgjimeve, teksa banda ishte gati për të importuare prej 100 kilogramësh kokainë nga porti i Guayaquil (Ekuador) në portin e Genovas të fshehur në thasë dhe të transportuar në një kontejner.
Anija u nis më 20 nëntor, por dërgesa e drogës nuk arriti kurrë te marrësit. Në atë moment ka ndodhur edhe rrëmbimi i një shtetasi italian. Ai u fut në një makinë, dhe u detyrua t’i dërgonte mesazhe zanore hajdutit të dyshuar të drogës, më pas u kërcënua edhe për anëtarët e familjes.
Fatmirësisht, polica mbërriti në kohë dhe arrestuan në flagrancë domenikanin Joel De Jesus Castillo Tapia dhe ekuadorianin Holger Ernesto Wila Quinonez. Pasi pengu u lirua dhe u sigurua, një bashkëpunëtor i tretë u arrestua në Carrara, shqiptari Nevian Vasaj, i cili po bashkohej me shokët e tjerë në Genova.
Zhvillimi i hetimeve bëri të mundur monitorimin e arratisjes në Shqipëri të anëtarëve kryesorë të grupit kriminal, të cilët ndërkohë vazhdonin të organizonin trafikun e drogës në territorin italian nga jashtë, siç u konstatua gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në Spezzino që çoi në sekuestrimin e një kilogrami kokainë në Arcola dhe arrestimin e korrierit të përdorur për transportin.
Edhe shtetasit shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e sotëm, Ardian Sufaj organizator i grupit, i gjurmuar në Tiranë në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe me divizionin e Interpolit të shërbimit të bashkëpunimit policor ndërkombëtar italian, Andiol Xhindoli , banues në Pisa, dhe Andrea Vasaj, me banim në Massa, të dy pjesëmarrës në aktivitetet e paligjshme të grupit të trafikantëve të drogës, si dhe Hane Sufaj, banues në Pisa, përgjegjës për ndalimin e kokainës së kapur në Arcola janarin e kaluar.
BalkanWeb