Ivan Perisic ka dhënë prononcimin e tij për mediat në prag të ndeshjes finales të Nations League Spanjë-Kroaci. Perisic u shpreh se pavarësisht nivelit të rivalit, nuk ka aspak frikë.

“Sigurisht që do të jetë një sfidë e vështirë.

Do të përballemi me mesfushorë fantastikë, që luajnë për klubet më të mira në botë, por kur shoh lojtarët tanë, titullarët dhe zëvendësuesit që mezi presin të futen, atëherë nuk më tremb asnjë rival. Jam i bindur se do të luajmë një ndeshje të vërtetë” – u shpreh futbollisti i Kroacisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: