Megjithëse kërkuan që të ftuarit të mos postonin foto dhe video nga festa e tyre në Toskanë, ka qenë e vështirë që çdo i ftuar të mbahet nën kontroll. Disa foto janë postuar e bashkë me to, edhe pak detaje nga ajo që po ndodh në Toskanë, vendi që Arbana dhe Edi zgjodhën për të kurorëzuar martesën e tyre.

Ylli Limani, këngëtari i ftuar për të qenë pjesë e gëzimit të ditës së djeshme, ka postuar para pak orësh disa imazhe nga vendi ku të gjithë të ftuarit janë akomoduar dhe pak më parë edhe një foto me kostumin e bardhë – gati për të kënduar në mbrëmjen e gjatë.

Po kështu, edhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Arbanës, Eraldo Rexho ka postuar “me leje” një foto në Instagramin e tij.

Arbër Hajdari dhe bashkëshortja e tij, Vlera, kanë pozuar para objektivit dhe imazhi i tyre është shpërndarë menjëherë në rrjet.

Por nuk janë të vetmit. Edhe ndonjë e ftuar speciale si Xhemi Shehu “ka marrë” leje për të postuar një foto në rrjet nga vendi i dasmës, i lulëzuar kudo.

Ndërsa Marçela Lati, ekskluzivisht, ka zbuluar edhe një copëz nga fustani që moderatorja e Top Channel, ka veshur sonte. Ndonëse nuk zbulohet asgjë për modelin e fustanit, ajo që është e dukshme është emri i stilistit Zuhair Murad.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: