Në emisionin “Frontline” në News24 deputeti Saimir Korreshi u shpreh tepër kritik lidhur me situatën aktuale të Partisë Demokratike.
Gjatë bisedës me gazetaren Marsela Karapanço, ai tha se përçarja e PD u shpreh ai ka sjellë edhe largimin e demokratëve, duke shtuar se figura politike të PD po zihen me njëri-tjetrin, ndërsa qeveria vazhdon hapur vjedhjet.
“Po të shikosh grupin që ka ngelur prej 17 deputetësh asnjë nga ne nuk ka pretendime që do të shkojnë tek Sali Berisha. Deri dje ishin heronj që mbajtën kauzën që i ndenjën përballë pjesë së Rithemelimit duke mos u legjitimuar grupin parlamentar , se po të kishte marrë dhe grupin parlamentar Sali Berisha nuk do të kishte de facto PD. 41 kryetarë ka ikur me rithemelimin, çfarë Kolegj Kryetarësh kemi ne? Nuk është bërë asnjëherë zgjedhje, i kemi ne persona kontakti. Nuk është parti kjo. Ishin kujtuar për Gazment Bardhin për ta çuan në fund. Ndërkohë që më heqin nga kryetar PD me fusin në grup punë. Më kanë vënë dhe mua në fund, më kishin ngritur në detyrë, më hoqën për të më çuar pak më lart për të kontrolluar degët”, tha ai.
Numri i anëtarësisë të PD?
Saimir Korreshi: Sot janë 453 aktualisht. Ata morën këtë partinë e vogël. Po s’më heq dot mua njeri… s’di si ta etiketoj. S’mund të marrin tre veta PD-ne. 7 deputetë kemi iniciuar të verifikojmë dhe të kontaktojmë të gjithë këtë masë të Këshillit Kombëtar. Tek Kolegji kryetarëve i futën sepse kanë futur persona kontakti. E shëmtuara është që u hoqën këta njerëz pa pyetur degën nëse e do këtë person. I gjithë ky proces nuk shkon. Hoqën 170 veta, pse pilaf po bëjmë. Pse në dasmë jemi? Na kanë shpallur kulakë në demokraci, kam qenë njëherë kulakë. Nuk ka gjë më të egër se i persekutuari kthehet në persekutor. Ai që është burgosur fjalën e lirë të dhunojë fjalën e lirë, është e shëmtuar. Buka do 10 kg miell, ne 100 gr kemi. Unë di të bëj petulla, por skam vaj, kam vetëm ujë”.
(BalkanWeb)